June 8, 2025
policia-naten.jpg


Aksioni i Policisë së Pogradecit vë në pranga një 65-vjeçar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, të cilit i është zbuluar një bazë armatimi e municionesh në banesë.

Operacioni është koduar “Gurrasi” dhe u krye pasditen e sotme (4 Dhjetor). I arrestuari është Xhevahir Cake, i cili u shoqërua në Komisariatin e Pogradecit.

Burime policore bënë me dije se i dyshuari u kap fillimisht në banesë me armë të tipit “Kallashnikov”, ndërsa gjatë kontrollit të mëtejshëm ju gjetën municione të tjera, si kapsolla detonatore dhe fitil tritoli.

“Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, një sasi municioni luftarak, kapsolla detonatore dhe elektrike dhe fitil zjarr përcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Aksioni u finalizua vetëm pak momente më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po bëjnë hetimin lidhur me këtë person.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 65-vjeçarit dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *