69
E ftuar këtë javë në “Shok Podcast”, Gresa Sekiraqa ndau mendimet e saj të sinqerta mbi një temë që ka ngjallur gjithmonë kureshtje: pjesëmarrja në reality show-t si Big Brother VIP.
Ish-këngëtarja, e njohur për pjesëmarrjen e saj në spektaklin muzikor “The Voice”, ish-këngëtarja e cila tani është influencuese e rrjeteve sociale, u pyet nga moderatori Fis Juniku nëse do të pranonte të bëhej pjesë e edicionit të Kosovës të këtij formati të famshëm. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe me një dozë humori:
“Jo, nuk futem, se me u fut në Big Brother VIP Kosova është si me u fut në Shtime”, tha Gresa, duke aluduar për Qendrën Rehabilituese të Sëmurëve Psikiatrikë që ndodhet në komunën e Shtimes.
Kjo deklaratë e saj shkaktoi të qeshura, por gjithashtu nënvizoi një kritikë të nënkuptuar për mënyrën si shihet ky format në Kosovë.
Megjithatë, qëndrimi i Gresës ndryshon kur bëhet fjalë për Big Brother VIP Albania, të cilin ajo e vlerësoi për një nivel më të lartë organizimi: “Ndërsa në Big Brother të Shqipërisë kisha hy,” theksoi ajo, duke bërë dallimin mes dy produksioneve.
Deklarata e Gresës ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, duke ndezur diskutime mbi ndryshimet në formatin dhe cilësinë e këtyre reality show-ve në dy shtetet shqiptare.
@shokpodcast Big Brother Albania kisha hi ama tutna i sjelli najkuj 🤣 #gresa #fyp #foryou #viral #trending #podcast #shokpodcast #talkshow #kosova #prishtina #fory #perty #realtalk #fisjuniku #bigbrother #bigbrotheralbaniavip #bbvk #bigbrothervipkosova #bigbrothervipalbania
Burimi i Lajmit
#Të #hysh #në #Big #Brother #VIP #Kosova #është #të #hysh #në #Shtime
#showbiz #bigbrothervip