January 10, 2025
vjosa-osmani.png


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar biseda me liderë e partnerë ndërkombëtarë pas sulmit të fundit terrorist që ka targetuar infrastrukturën vitale në vend.

Përveç përfaqësuesve të shumë vendeve të tjera mike, përfshirë presidentë shtetesh, ajo bisedoi së fundi edhe me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Lammy dhe  zv. Sekretarin Amerikan të Shtetit, Jim O’Brien.

“Ajo i ka falënderuar për reagimin dhe dënimin e sulmit ndaj infrastrukturës vitale në Ibër-Lepenc”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltari për media nga Zyra e Presidencës.

Ai njoftoi se diskutimet u fokusuan në sulmin e fundit terrorist ndaj infrastrukturës vitale të Kosovës dhe implikimet e tij për stabilitetin e Kosovës dhe më gjerë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *