January 10, 2025
469088162_985513906928772_6555140672012985485_n.jpg


Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, pasi Kuvendi miratoi me 75 vota pro buxhetin e shtetit për 2025, ndërsa deputetët socialistë rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita.

Bardhi shkruan se ky është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, ndërsa thellon varfërinë për qytetarët shqiptarë.

“Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:

kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.

 

 

Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë”, shkruan Bardhi.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *