January 10, 2025
magani1.jpg


Gugash Magani pranon se ndoshta ishte gabimi i tij që para ndeshjes nuk vendosi hierarkinë e gjuajtësve të 11-metërshave. Nga tjetër ai shfajësoi Prengajn për penalltinë e humbur, ndërsa foli për gjykimin.

gugash magani

Trajneri i Tiranës pranoi në një intervistë të “Panorama Sport”, se skuadra, bëri gjithçka mirë dhe paçka sesi shkoi çështja e penalltisë, bardheblutë e fituan takimin e tyre.

Shumë nga ata që ishin në stadium e konsiderojnë humbje këtë lloj barazimi?

Unë nuk do ta quaj humbje, sepse futbolli është çështje fati. Për mua, skuadra ka bërë një ndeshje me karakter të fortë. Kjo është skuadra që ne kërkojmë. Të tregojë karakterin e Tiranës. Ekipi shënoi gol, por ajo rrjetë u anulua. Mori edhe penallti. Për mua, ne jemi fituesit e ndeshjes.

Gjithsesi, në fund të këtij 90 minutëshi me Partizanin, duhet të keni pengje për penalltinë e humbur…

Nga ana tjetër nuk duhet ta bëjmë dramë, sepse edhe lojtari në fjalë që mori penalltinë, për aq sa luajti ishte nga më të mirët në fushën e lojës. Ka momente ku lojtari ka edhe vetëbesim. Ne i dhamë shansin për ta gjuajtur. Megjithatë, këtu kam edhe unë përgjegjësitë e mia, sepse kur mbaruam analizën nuk e pata specifikuar se cili do të jetë gjuajtësi i penalltisë, nëse skuadra merrte një 11-metërsh.

Çfarë mendimi keni për gjykimin në përgjithësi si nga gjyqtari dhe VAR-i?

Unë do të them vetëm kaq. Nëse do të ishte goli i rregullt, rasti i pjesës së parë dhe nëse del nga analiza që ajo është një rrjetë e rregullt, atëherë kjo nuk është diçka e mirë. U bë ndeshja e dytë në drejtimin tim që na ndodh kështu. Na ndodhi edhe në Elbasan, po kjo situatë. Gjëra të mira, këto nuk janë. Presidenti ka të gjithë të drejtën e tij, pasi është njeriu që shpenzon para dhe në fund do rezultatin. Në këtë rast unë nuk ia faturoj arbitrit situatën. Ne duhet ta kishim fituar ndeshjen dhe çfarë do që ndodhi, ne nuk duhet ta kishim humbur penalltinë. Gjithsesi, këto gjëra ndodhin.

Me ardhjen tuaj, shohim një skuadër të transformuar, por atë shqetësojnë pikët që janë pak?

Duhet të mos harrojmë faktin, se skuadra është e limituar në organikë, për shkak të dëmtimeve që kemi pasur. Ju e patë Metën që luajti nga fillimi, por që nuk e ka ritmin e duhur. Edhe Prengaj që ishte 30 minuta në fushë. Po kështu bëmë edhe dy ndërrime të detyruara Zharmunin dhe Gjumsin. Të gjithë dhanë maksimumin. Nëse kjo skuadër vazhdon me këtë karakter, pikët e lëna do të merren rrugës.

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *