December 22, 2024
bandicam-2024-12-02-16-05-16-782.jpg


Arjan Bellaj, trajneri i Vorës, i është gëzuar fitores ndaj Flamurtarit, që çoi skuadrën e tij në kreun e renditjes të Kategorisë së Parë, por theksoi se tashmë ekipin e pret punë e vështirë për ta ruajtur vendin.

bandicam 2024-12-02 16-05-16-782

“Në radhë të parë dua të përgëzoj çunat për shpirtin që nxorën në pjesën e dytë, për atë që dhanë në fushën e lojës. Nuk mund të shpreh asgjë më shumë se fitoren, duke kapur kreun e renditjes, por gjithsesi në futboll duhet të shohim e jemi me këto emocione. Ishim 2-0, barazuan 2-2, kishte raste Vlora. Po nuk pate fatin me vete, nuk mund të luash futboll. Kështu që fati disa raste ishte me ne, kishim mundësi të shënonim, pjesa e dytë bëmë më mirë, u freskua ekipi me ndërrimet, mbanim topin. Në pjesën e dytë folëm në pushimin e ndeshjes dhe u ekuilibrua loja, edhe Vlora mund të shënonte me rastet e pastra, u tregua i gatshëm portieri ynë. Përgëzoj çunat, por edhe gjithçka që bëhet këtu te Vora, që nga moshat e deri te ekipi i parë.

Nuk ka lidhje ndeshja e parë me të dytën, në futboll ne kërkojmë maksimumin, gjithmonë të mos dalësh pa rezultat. Sot ishim me fat, patëm edhe fatin me vetë se Flamurtari ka ekip me futbollistë të mirë. Por në pjesën e dytë bëmë gjithçka mirë që ne të bënim atë hapin për të fituar ndeshjen.

Kur luan me 5, nga krahët është dobësia, shfrytëzuam minutat e parë, ishim në lojë 20 minuta. Që aty e derisa mbaroi pjesa e parë, gjithçka e dominonte Flamurtari, ndaj jam i ngjirur se e kërkoja me futbollistët të mbanim topin në qarkullim, të kishim zotërim por nuk ia dolëm, ndaj më iku zëri në pjesën e parë. Filloi pjesa e dytë, 10 minutat e parë nuk ishim si duhet, kur u fut Kasalla na ndihmoi se ka cilësi, mbajtëm topi, edhe në markim. U munduam të mos pësonim gol, në momentin që nuk pëson edhe mund të shënosh dhe kjo ndodhi me ne në atë momentin e mirë të futbollistit tonë.

Po të mbaronte kampionati sot do të isha i kënaqur se do kisha vendin e parë për të luajtur në Superiore. Ngaqë e kam provuar vjet te Ballshi, nuk ka diferenca si ajo që u shkëputën dy ekipe. Por kjo do me këmbë në tokë, jemi një ekip që nuk flasim shumë dhe në humbje, dhe në fitore. Jemi ekip i formuar me çuna që kanë ardhur, kanë humbur pak ekuilibrin që kishte vjet ekipi. Ne bëjmë një punë që edhe kur fitojmë, të jemi me këmbë në tokë ,se nuk mbaron sot as kampionati e as futbolli. Është më e vështirë të mbash këtë vend, por edhe presion më i madh për kundërshtarët që të të arrijnë”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *