June 28, 2025
469051238_1117152293752163_1896425835474213116_n.webp.webp


Ministri i Bujqësisë Faton Peci ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

Peci ka thënë se njëri nga amanetet e Ibrahim Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit nga toka e begatë e Kosovës, amanet i cili është jetesuar për herë të parë në vitin 2024, ndërsa Ministria e Bujqësisë, poashtu për herë të parë shtron “Darkën e Lamës”.

“Njëri nga amanetet e Ibrahim Rugovës ishte sigurimi i bukës së motmotit nga toka e begatë e Kosovës, amanet i cili është jetesuar për herë të parë në vitin 2024.

Në ditlindjen e tij, në vitin më të begatë, në shenjë falenderimi ndaj Zotit dhe me mirënjohje të thellë për Presidentin Rugova, Ministria e Bujqësisë, për herë të parë shtron “Darkën e Lamës”.

Përkujtojmë sot angazhimin e tij për shtetndërtim, paqe e unitet dhe ndjekim shembullin e dashurisë për atdheun”



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *