December 23, 2024
433865906_122133904772123946_9052972315418359389_n.jpg


Deklaratat publike nga zyrtarë të lartë qeveritarë ku në mënyre tendencioze dhe të paskrupullt, pa pasur fakte të qenësishme, por vetëm me fotografi rasti nga aktivitete politike, kanë për  qëllim të vetëm që ta implikojnë BDI-në dhe zyrtarë të saj si organizatore të “incidenteve të izoluara” me flamujt shtetërorë dhe atij kombëtar shqiptar. Kështu thuhet në reagimin e kryetarit të BDI – Dega e Çairit, Bekim Neziri, ndërsa komenton konferencën e djeshme të zëvendëskryeministrit për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, i cili akuzoi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe kryetari i Degës së BDI-së në Shuto Orizare, Ilaz Leskovica qëndrojnë pas incidenteve natën e festës së Flamurit kombëtar.

Reagimi i plotë i kryetarit të BDI – Dega e Çairit, Bekim Neziri

Deklaratat publike nga zyrtarë të lartë qeveritarë ku në mënyre tendencioze dhe të paskrupullt, pa pasur fakte të qenësishme, por vetëm me fotografi rasti nga aktivitete politike, kanë për  qëllim të vetëm që ta implikojnë BDI-në dhe zyrtarë të saj si organizatore të “incidenteve të izoluara” me flamujt shtetërorë dhe atij kombëtar shqiptar.

Ne si BDI edhe një herë theksojmë se dënojmë ashpër përdhosjen e simboleve shtetërore dhe atyre kombëtare, duke kërkuar trajtim të barabartë të të gjitha rasteve si në Shkup, Kumanovë, Prilep e gjëkundi ku kanë ndodhur. Gjithashtu dënojmë përpjekjen tinzare, posaçërisht të zyrtarëve pseudo-shqiptarë në qeverinë shpërfillëse të vullnetit të shqiptarëve, për të implikuar pa fakte zyrtarët tanë partiak në këtë situatë. Këto akuza absurde nuk do të arrijnë asgjë tjetër përveç se të rëndojnë situatën për adoleshentët dhe të rinjtë, të cilët mbahen në paraburgim.

BDI është parti politike serioze dhe mirë e organizuar me strukturat e saja për të organizuar qoftë protesta, manifestime apo kremtime, për të cilat merr përgjegjësinë kur ajo është organizatore. Ftojmë qeverinë dhe zyrtarët e saj, të tërhiqen nga këto deklarata e akuza tinëzare, tendencioze dhe të pabazuara në fakte dhe të angazhohen në uljen e tensioneve që çdo ditë i rrisin me politikat dhe qasjet e njëanshme të pushtetit ndaj shqiptarëve.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *