Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, ka nisur sot zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel. Ai, të martën, më 3 dhjetor, do të takojë ndaras të gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Tre ditë pasi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, të martën më 3 dhjetor, do të takojë ndaras gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.
Fillimisht, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa në orën 16:00 do të takohet me kryeministrin Edi Rama, në 17:00 me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në 17:30 me presidenten e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, pastaj në orën 18:00 me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe në orën 19:00 me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Pas takimeve të ndara, në orën 20:00, Costa do të shtrojë darkë pune me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Në agjendën e takimeve të ndara, të cilën e ka parë Radio Kosova, nuk figuron takimi me përfaqësuesin e Malit të Zi.
Radio Kosova merr vesh se gjatë takimeve të ndara dhe darkën e punës me liderët e Ballkanit perëndimor, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dëshiron të dërgojë sinjal se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.
Takimet e ndara do jenë një mundësi e mirë që Presidenti i ri i Këshillit Evropian, të njohë personalisht secilin liderë të vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.
Zyrtarisht, ndërkaq, ka nisur punën edhe ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila ka pasuar Xhosef Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian. Kallas në një postim në media shkroi se “është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll”. Jo zyrtarisht është paralajmëruar se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe zonja Kallas, por edhe Komisionerja për zgjerim, Marta Kos.
Në një rast të tillë, ky do të ishte takimi parë si i zonjës Kallas ashtu edhe i zonjës Kos me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
The post Kryeministri Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian appeared first on KosovaNews.