June 28, 2025
dfggfdgfdgfdgfdgfdgfd.jpg


Një ditë pas makthit që u përjetua në stadiumin e Firences pas kolapsit të Edoardo Bove gjatë ndeshjes me Interin, skuadra e Fiorentinës është kthyer në fushën stërvitore. Ekipi do të vazhdojë përgatitjet normalisht, pasi ka marrë lajme qetësuese nga spitali ku është shtruar lojtari dhe vetë futbollistët kanë komunikuar me shokun e tyre, nëpërmjet një video-telefonate.

dfggfdgfdgfdgfdgfdgfd

Klubi ka vendosur që të vazhdojë normalisht përgatitjet për ndeshjen me Empolin në mesjavë për Kupën e Italisë, ndërsa edhe vetë drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Alesandro Ferrari, ka konfirmuar vullnetin e futbollistëve.

“Jemi pak më të qetësuar në krahasim me dje, Kemi takuar djaloshin sot, është i kthjellët, folëm. Situata duhet të mbetet nën kontroll por Edoardo është në gjendje stabël. Presidenti Komiso ka telefonuar gjithë natën dhe sot ka qenë në kontakt me babain e djaloshit. Sa i përket Bove, ka folur me ekipin dhe i ka bindur që luajnë të mërkurën. Ndaj do të kthehemi në fushë menjëherë, edhe falë entuziazmit të Edoardos.

Ekziston dëshira që të kthehemi të jetojmë sa më shpejt, edhe falë asaj që na tha ai. Na përsëriste vetëm që dëshiron të luajë, pastaj kuptoi ngrohtësinë e madhe të tifozëve e në përgjithësi të gjithë botës së futbollit dhe sportit. Kishte një ndjenjë të rëndësishme dashurie ndaj tij. Dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë telefonuar. Nuk ka klub që nuk na ka kontaktuar, duke filluar nga Interi. Sot, pas gjithë natës në intubim, ai është zgjuar në mënyrë autonome. Nuk mund të flasim ende për të ardhmen e lojtarit në aspektin e aktivitetit sportiv, por jemi të gjithë më të qetë. Sot e kemi përqafuar, jemi më të lumtur”, tha drejtuesi i Fiorentinës para mediave të mbledhura në spitalin e Firences duke pritur lajme për djaloshin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *