December 22, 2024
IMG_2454.webp.webp


Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina ka triumfuar në udhëtim tek Dukagjini i Klinës, me rezultat 0-1.

Prishtinasit krejt në finish të kësaj sfidë përmes Leonat Vitijës (90+7’), shënuan golin e fitores nga ky udhëtim aspak i lehtë.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në vendin e tretë me 25 pikë, kurse, Dukagjini është e teta me 17 sosh.

Fitore tejet të rëndësishme ka shënuar edhe Malisheva, e cila mundi në udhëtim Gjilanin, me rezultat 0-1.

Përballja mes gjilanasve dhe Malishevës, ka dhënë një lojë mesatare, derisa ishte Faton Bunjaku (90+3’), i cili realizoi golin e fitores për Malishevën dhe vetmin në këtë duel.

Malisheva ngjitët në vendin e dytë me 28 pikë, ndërkaq, Gjilani mbetet në pozitën e gjashtë me 17 sosh.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *