September 15, 2025
468538900_892146516377604_1882136166334988257_n.jpg


Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarrjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarrjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Kështu ka akuzuar Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, sipas të cilës, në ndërmarrjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllain, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani.

Reagim i Aleancës për Shqiptarët e Ziadin Selës:

Nepotizmi VLEN, Fatmir Limani “rehaton” familjarët në MEPSO dhe ESM

Nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN. Që në muajt e parë të marrjes së posteve, ata janë angazhuar që të rahatojnë familjarët e tyre të afërt.

Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarrjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarrjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Në ndërmarrjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllain, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani. Kujtojmë se paraprakisht Limani, edhe pas marrjes së postit kishte mbajtur vëllain e tij si drejtor të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë dhe e shkarkoi atë vetëm pas denoncimit publik.

Këto veprime të funksionarëve të VLEN-it tregojnë qartë arsyet e heshtjes së tyre ndaj veprimeve antishqiptare të Qeverisë, ndaj heqjes së përkatësisë etnike dhe largimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe vendet e tyte të punës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *