June 29, 2025
469019754_1102722464557922_7997020261285515423_n-675x450-1.jpg


Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan së shpejti do të mbështetet edhe me statusin e veçantë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila ka hapur dyert këtë vit të ri shkollor si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Statusi i veçantë mundëson një autonomi të menaxhimit të shkollës, por dhe një ngritje të nivelit të cilësisë së shkollës përmes përfshirjes.

“Shkolla “Onufri” në Elbasan ka hapur dyert, si një qendër e vërtetë artistike, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Mbi 340 nxënës zhvillojnë mësim në klasa të reja, laboratorë të rinj shkencorë, palestër të re dhe sallë koncertesh 🧒👱‍♀️🎙️🎼🎨
🤝 Së shpejti shkolla “Onufri” do të mbështetet edhe me statusin e veçantë, për të siguruar edhe më shumë investime në pajisje dhe burime njerëzore, për zhvillimin e talenteve🎙️🎼🎨.
🏫 Me #buxhetin2025 përfundojmë investimet në 4️⃣0️⃣ shkolla në të gjithë vendin”, shkruan ministrja.

 

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *