Edicioni aktual i “Big Brother VIP Kosova” është përshkruar nga ndjekësit si “Big Brother-i çifteve,” duke qenë se gjatë këtij sezoni janë krijuar disa lidhje dashurie.
Një prej këtyre çifteve është ai i Arionit dhe Dianës, për të cilët pritet që romanca e tyre të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit.
Kohët e fundit, Diana po kalon shumë mirë në Kosovë. Sipas burimeve, mbrëmë ajo është parë duke kaluar kohë në një nga klubet e Prishtinës së bashku me miqtë e Arionit.
Në mënyrë miqësore, shoqëria e Arionit e ka quajtur Dianën “nusja jonë.”