December 24, 2024
IMG_2453.webp.webp


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, janë duke qëndruar në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Ata janë duke u informuar për së afërmi nga ekspertët e fushës, në lidhje me gjendjen në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ndryshe, Njësitë e Policisë së Kosovës po vazhdojnë me bastisje nëpër lokacione të ndryshme drejt ndriçimit të rastit, identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar, në lidhje me sulmet e fundit në veri, përfshirë edhe sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Mësohet se aktualisht ata janë duke zhvilluar bastisje në fshatin Varagë të Zubin Potokut, përkatësisht në disa lokacione përreth vendit të incidentit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *