December 23, 2024
asddsadsasaddsadsadas.jpg


Trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviç, e ka cilësuar rezultatin e derbit ndaj Tiranës si pozitiv, teksa ka theksuar se humbja nuk do të kishte qenë një rezultat i duhur për atë që shfaqi ekipi në fushën e lojës.

asddsadsasaddsadsadas

“Para së gjithash dua të uroj të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në këtë festë të futbollit në Shqipëri, kjo ndeshje shfaqi bukurinë e futbollit. Ndjenjat i kam pak të përziera., duhet të shfaq mirënjohje ndaj kolegut dhe klubit të Tiranës, duhet të përgëzoj padyshim futbollistët për luftën dhe motivimin, ashtu si edhe tifozët që na përkrahën. Përshtypjet e mia, janë që në pjesën e parë ishte 50 me 50. Nuk jam i kënaqur sidomos me fazën ofensive kur ne kishim topin. Kërkuam më pas të depërtonim në disa hapësira që as nuk i kemi stërvitur, as nuk kishim ide, dhe pastaj kur humbnim topin në ato hapësira, kishte goxha hapësira për kundërsulmin e Tiranës. Pastaj korrigjuam diçka në pushimin e pjesëve, me respekt ndaj Tiranës, mendoj se ishim ne që dominuam. Kishim mundësi me Bitnsukën, Domgjonin, Rrapaj e Carën gjithashtu dhe besoj se deri në 10 minutat e fundit ishim ne që dominuam ndeshjen. Dhe pastaj ndodh penalltia në shtesë. Por nga ajo situatë edhe mund ta humbësh ndeshjen, mendoj se nuk do ishte korrekt nga ajo që prodhuam, që ne të humbnim ndeshjen sot.

Nuk ka trajner në botë që nuk ka humbur dhe nuk do ta kem problem të humbas, nuk e kam problem dhe nuk ndjej presion nga ajo pjesë. Hadroj që pas dy muajsh luan një ndeshje thuajse të plotë, Cara është jashtë ritmit të ndeshjeve prej tre javësh, Ismaili nuk ka marrë pjesë në të gjithë ndeshjet, Mehmeti po ashtu është jashtë procesit të punës për shkak dëmtimi. Kur rotacionin e kemi të detyruar ose të shkurtuar, me daljen e Kotes duhej të bëja një ndërrim të detyrueshëm. Taipi dhe Kote nuk kanë karakteristika të njëjta. Pastaj u munduam të gjejmë zgjidhje gjatë lojës, por në 10 minutat e fundit u vu re shumë kjo gjë.

Largim i Hadrojt dhe Rrapajt? Besoj e dini fatin e trajnerit. Me 24 vite eksperiencë, është pak e vështirë të befasohem nga çfarëdo lloj gjëje që ndodh në futboll. Kur mora Partizanin, sapo shiti Maget. Dhe ne kemi thënë që do gjejmë zgjidhje nga ata që kemi duke i dhënë mundësi atyre që kemi. Çdo gjë që ndodh me Hadrojn dhe Rrapajn janë pyetje për drejtuesit. Nuk mendoj se duhet zgjuarsi e madhe për të theksuar cilësitë që kanë Rrapaj e Hadroj, jo vetëm për ne, por edhe për kampionatin. Por çfarëdo të ndodhë nuk mund të paragjykoj, do presim, të shohim dhe i përgëzoj për perfomancën sot si të gjithë çunat. Po ashtu, dua të përgëzoj edhe një herë kolegun se ishte korrekt para dhe gjatë ndeshjes, i uroj të jetë sa më gjatë në stol dhe sa më shumë suksese në të ardhmen”, tha Veselinoviç për RTSH pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *