December 23, 2024
image-95.png


Mbrojtësi i djathtë i Atalantas, Marc Pubill, ka qenë gjithmonë i vlerësuar në Spanjë që prej se bëri debutimin e tij profesional me Levanten dhe u duk se do të bënte hapin e madh në futbollin evropian këtë verë.

21-vjeçari ishte shumë afër transferimit në Itali tek Atalanta, para se të lidhej me një kalim të mundshëm tek Barcelona.

Pubill madje kishte udhëtuar në Bergamo për ta kompletuar lëvizjen dhe dukej se gjithçka ka përfunduar pasi edhe marrëveshja për shumën e transferimit ishte arritur.

Sidoqoftë, Atalanta u tërhoq nga marrëveshja mes thashethemeve se Pubill ka dështuar në testet mjekësore shkaku i një operimi në gju një vit më parë.

“Unë kalova testet mjekësore dhe një ditë më vonë do të udhëtoja tek klubi për ditën para gazetarëve dhe gjitha këto”.

“Ata më thanë eja dhe do hamë, diçka që nuk e kam bërë ende. Kur shkova për të parë familjen time, ata më thanë se ka probleme dhe se po përpiqen që të negociojnë sërish gjërat”.

“Ne shkuam në hotel dhe aty agjenti im më tha se çdo gjë ka dështuar”, ka thënë Pubill.

Në fazën e fundit të afatit kalimtar veror, edhe Barcelona ishte në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e tij.

“Po, ishte shumë afër. Nga fillimi e dinim se ishte e komplikuar për shkak të problemeve të Barçës me fair-play financiar dhe në fund nuk ndodhi, por ishte afër”, përfundoi ai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *