December 23, 2024
Snapdragon-X-Elite-4.jpg


Qualcomm ka lançuar zyrtarisht Snapdragon X Elite dhe Snapdragon X Plus për të fituar terren në tregun e laptopëve dhe krijuar probleme për MacBook e Apple me çipet M-Series.

Edhe pse në këtë kategori produktesh ka hapësira të mjaftueshme për rritje, dhe me mbështetjen e disa kompanive që bashkëpunuan me Qualcomm, vetëm 720 mijë laptopë me çipet Snapdragon janë shitur që nga debutimi ose 0.8 përqind e tregut.

Ndërsa kompjuterët AI pritet të shohin një rritje masive prej 533.5 përqind në 2025, laptopët e fuqizuar nga Snapdragon X Elite dhe Snapdragon X Plus nuk mund të jenë pjesë e diskutimit.

720 mijë laptopë të shitura nuk janë një shifër aq optimiste dhe e pritur nga Qualcomm. Megjithatë CEO Christian Anon synon që kompania të ketë në treg laptopë Windows me çipet ARM në më pak se 700 dollarë.

Për më tepër një çip i ri Snapdragon X pritet të vijë vitin e ardhshëm dhe të përdoret në pajisjet nën 600 dollarë. Qualcomm ka investuar shumë në këtë industri, por rruga përpara nuk ka për të qenë e lehtë ndërsa AMD vijon të lançojë kompjuterë AI me partnerët dhe Nvidia ka bashkëpunuar me MediaTek për të lançuar diçka të ngjashme në gjysmën e dytë të 2025.

Ky çip mendohet se do të implementohet nga Lenovo, Dell, Asus dhe të tjerë që gjithashtu kanë inkorporuar çipet e qualcomm në pajisjet e tyre. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *