December 23, 2024
bdi-1.jpg


Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe dinjitetit të popullit shqiptar. Këto veprime provokuese dhe të mbushura me urrejtje, siç thotë BDI, janë të papranueshme dhe përbëjnë një kërcënim për jetën ndëretnike dhe stabilitetin e vendit tonë.

“Gjithashtu, shprehim shqetësimin tonë për qasjen selektive dhe të njëanshme të policisë, e cila, sipas informacioneve të deritanishme, ka marrë masa vetëm ndaj qytetarëve shqiptarë të përfshirë në incidentet, ndërsa ata që dogjën flamurin shqiptar nuk janë ndëshkuar. Ky trajtim i pabarabartë jo vetëm që minon besueshmërinë e institucioneve, por edhe thellon mosbesimin ndërmjet komuniteteve. U bëjmë thirrje organeve përgjegjëse që të veprojnë me paanësi dhe profesionalizëm, duke trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pasi vetëm përmes drejtësisë dhe transparencës mund të forcojmë besimin dhe të ruajmë stabilitetin në shoqërinë tonë”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Bashkimi Demokratik për Integrim, vijon më tej reagimi, mbetet i përkushtuar për mbrojtjen e dinjitetit të të gjithë qytetarëve dhe për promovimin e respektit të ndërsjellë, duke theksuar qartë se veprime të tilla të urrejtjes dhe padrejtësisë nuk do të tolerohen.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *