December 22, 2024
bandicam-2024-11-29-16-32-36-722-e1732894607986.jpg


Bylis mposhti Vllazninë me rezultatin 1 me 0 në sfidën e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një takim ku nuk munguan protestat te kryesori Ermis Çelaj, nga të dyja skuadra.

bandicam 2024-11-29 16-32-36-722

Ish-gjyqtari, Klajdi Kola, ka nxjerrë në pah dy raste të diskutueshme për penallti. Pretendimet nga Vllaznia sipas Kolës nuk janë të drejta, ndërsa ato të Bylisit po.

“Kemi pasur dy momente. Minuta e 29-të, kur Vllaznia pretendon për 11-metërsh. Dylyftim në hyrje të zonës, gjykoj nuk kemi shtyrje por thjesht kërcim nga futbollisti i Bylisit dhe kontakti mes dy futbollistëve është kontakt normal loje, nuk kemi të bëjmë me faull dhe shkelje. I drejtë vendimi i gjyqtarit për të vazhduar lojën.

Rasti tjetër dhe më i diskutueshëm i sfidës është ky moment kur gjyqtari Çelaj vërshëllen për faull indirekt, simulim në dëm të sulmuesit. Por duhet të kishim tjetër vendim, duhet të kishim penallti sepse kemi pengim dhe jo simulim nga ana e futbollistit të Bylisit. Pra penallti të munguar nga ana e gjyqtarit.

Pjesa e sistemit VAR këtu nuk ndërhyn, për arsye se është gjyqtari në fushë që mat intensitetin e ndërhyrjes, pra kontakti është i dukshëm apo kontakt normal loje. Për këtë arsye nuk ndërhyn sistemi VAR sepse është gjyqtari i fushës që e gjykon këtë rast. Unë gjykoj që duhet ta vlerësonte ndryshe sepse nuk është rast kur nuk kemi kontakt, apo mashtrim nga ana e sulmuesit po është pengim nga ana e mbrojtësit. Kjo është ndërhyrje padashje nëse mund ta quajmë kështu nga mbrojtësi, por gjithsesi pengon kundërshtarin dhe kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Gjyqtari në fushë, përderisa e ka akorduar simulim këtë rast nuk ka pasur gjykim për kontakt. Sistemi VAR sheh që kontakti nuk është i qartë dhe i dukshëm. Dhe ne me këto pamje që kemi, me këtë tani gjykojmë kontakt, me atë prapa porte nuk dallohet i qartë. Për këtë gjykoj që nuk ka ndërhyrë VAR”, u shpreh Klajdi Kola në RTSH.

Moviola për penalltinë e pretenduar nga Vllaznia: (VIDEO)

Moviola për penalltinë e pretenduar nga Bylisi: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *