December 25, 2024
2222REDAKT.Ujerat-e-Dibres-qe-derdhen-ne-Shqiperi-jane-te-paster.jpg


“Kontrollet dhe analizat e ujërave janë të rregullta dhe ata merren në shumë pika si në lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi dhe disa përroska, por edhe në vet liqenin e Dibrës. Të gjithë kontrollet të deritashme tregojnë se nuk kemi ujëra të ndotur. Normalisht, në disa pjesë të ujërave ndodh që e njëjta të mos jetë nga kategoria e parë, dhe të jenë të kategorisë të dytë dhe rrallë të kategorisë së tretë, por këto ujëra nuk ndotin”, tregon Simonovska nga Enti për Shëndet Publik në Ohër

Vjollca SADIKU

Dibër, 28 nëntor – Institucionet të niveleve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me ruajtjen e ujërave realizojnë analiza dhe aktivitete me qëllim që të rritet vetëdija nëpër shtete ku rrjedhin ujëra rajonal. Në këtë drejtim, edhe mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka ujëra që nga njëri shtet derdhen në shtetin tjetër. Uji paraqet një prej elementeve kyçe për realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm të mjedisit jetësor. Gjendja dhe cilësia e ujërave janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin socio-ekonomik, mbrojtjen e mjedisit jetësor, si dhe për ekzistencën dhe mirëqenien e njerëzimit. Si resurs i pazëvendësueshëm i kufizuar, mund të rigjenerohet vetëm nëse i njëjti menaxhohet në mënyrë adekuate.

Në Komunën Dibër, ka ujëra që vazhdojnë rrjedhën në Republikën e Shqipërisë. Lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi, pas derdhjes në liqenin artificial të Dibrës në afërsi të hidrocentralit “Spile” vazhdojnë rrjedhën drejt Shqipërisë. Konkretisht, Drini i Zi i bashkohet Drinit të Bardhë në Shqipëri, i cili derdhet në detin Adriatik. Deri tani ka patur projekte me të cilët është përfshirë edhe rajoni i Dibrës, kur është në pyetje aktiviteti për ruajtjen e pastërtisë të ujërave të këtij rajoni meqë këto ujëra kategorizohen me rrjedhë ndërkombëtare.

Aktualisht, institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut thonë se ujërat e rajonit të Dibrës janë të pastër dhe si të tillë – derdhen në ujërat e Shqipërisë. Institucioni i cili kontrollon ujërat e rajonit më të gjerë të Dibrës është Enti për Shëndet Publik në Ohër, i cili ka njësinë e vet edhe në Dibër. Biseduam me eksperten dhe përgjegjësen e sektorit për ujëra në Entin e Ohrit, Lidija Simonovska. Ajo thotë se kontrollet e ujërave të Dibrës dhe rajonit bëhen rregullisht.

“Kontrollet dhe analizat e ujërave janë të rregullta dhe ata merren në shumë pika si në lumenjtë Radikë dhe Drini i Zi dhe disa përroska, por edhe në vet liqenin e Dibrës. Të gjithë kontrollet të deritashme tregojnë se nuk kemi ujëra të ndotur. Normalisht, në disa pjesë të ujërave ndodh që e njëjta të mos jetë nga kategoria e parë, dhe të jenë të kategorisë të dytë dhe rrallë të kategorisë së tretë, por këto ujëra nuk ndotin. Prandaj mund të them se ujërat që nga rajoni i Dibrës derdhen në Shqipëri, janë të pastra dhe nuk kanë ndotje”, tregon Simonovska nga Enti për Shëndet Publik në Ohër.

Në pyetjen tonë rreth pastërtisë të lumit Drini i Zi, i cili burimin e ka në ujërat e liqenit të Ohrit, dhe në dalje nga liqeni i Ohrit ka edhe një kolektor në Strugë, ajo na tha se kolektori për pastrimin e ujërave punon dhe ujërat e këtij lumi nuk janë të ndotur.

Në Dibër, në disa sezona kur ka reshje të vazhdueshme të shiut, nëpërmjet lumit Radikë dhe përroskave që derdhen në liqenin e Dibrës nga territori i Komunës Qendër Zhupë, masa plastike por edhe mbeturina të tjera që vijnë nga deponitë e egra të Mavrovë dhe Rostushës, si dhe nga Qendër Zhupa, përfundojnë në liqenin e Dibrës. Por ata nuk mbeten gjatë në ujëra meqë organizohen aksione për pastrimin e ujërave si nga Komuna Dibër, ashtu edhe nga shoqatat qytetare, por edhe nga të punësuarit të hidrocentralit “Spile”. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *