Postuar: Nëntor 28, 2024 | 14:49
Fitorja 1-0 në shtëpi kundër PSG-së në Ligën e Kampioneve rezultoi fitorja e shtatë radhazi e Bajernit në të gjitha kompeticionet, duke demonstruar qartë se ai ka marrë trajtën e një “tanku” që “shty” çdo rival, madje pa pësuar asnjë gol të vetëm.
Trajneri Vinsent Kompani po ndjek hapat e legjendës bavareze, Jup Hajnkes. Skuadra nga Mynihut jo vetëm që dominon në Bundesligën, por është rikthyer edhe në rrugën e suksesit në Ligën e Kampionëve pas dy fitoreve në shtëpi kundër Benfikës së Lisbonës dhe Parisit (të dyja 1-0). Rekordmenët gjermane kanë fituar shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe nuk kanë pësuar asnjë gol. Ndërsa mbrojtja u kritikua shumë në fillim të sezonit, tani është bërë e pakapërcyeshme. Hera e fundit që pati një seri të tillë ishte në gusht/shtator 2011 nën drejtimin e Jup Hajnkes.
Në atë kohë, Bajerni arriti edhe 10 fitore pa pësuar gol. Ajo që është veçanërisht e këndshme përkon me faktin se mbrojtësit e bavarezëve jo vetëm që mbajnë portën e pastër, por tani po shënojnë edhe gola, duke përmendur kështu finalizimin e Minxhae Kim, i cili shënoi golin e në fitoren e ngushtë 1-0 në shtëpi kundër Parisit të martën në mbrëmje.
Nëse i hedhim një sy serisë prej 7 takimesh pa pësuar, ajo filloi në datën 27 tetor, kur klubi më i titullar në tokën gjermane mposhti me shifrat 0-5 Bohumin në transfertë. Përpara këtij dueli Bajerni u përball me kritika të forta, të cilat morën shkasë prej humbjes 4-1 në Barcelonë, aty ku Nojer dhe prapavija bën shumë gabime në mbulimin e lojtarëve katalanas, aq sa u kritikua edhe stili i trajnerin Vinest Komapni. Por ballafaqimi në fjalë duket se ka ndikuar për mirë.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL