
Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Suharekës dhe Ferizjat. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Suharekës iu anulua një gol i Mevlan Zekës në minutën e shtatë të ndeshjes për shkak të pozitës jashtë loje. Të dyja skuadrat kishin pak raste shënimi për gol.
Suhareka ka 19 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. Ferizaj është në vendin e parafundit në tabelë me 15 pikë.