December 27, 2025


Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Ai ua ka bërë të ditur mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.

“Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!”, ka theksuar ai në një vidoadresim të postuar në Facebook.

The post Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *