March 15, 2025


Sa herë përmenden rekordet në futboll, menjëherë të bie në mend emri i Cristiano Ronaldos.

Superylli portugez mbanë mbi supet e tij disa rekorde në futbollin europian dhe jo vetëm.

Së fundmi, ai e ka thyer edhe një të tillë.

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbolilt dhe Statistikave (IFFHS), Cristiano Ronaldo është lojtari i parë që ka shënuar kundër 200 skuadrave të ndryshme.

Ronaldo së fundmi shënoi në humbjen e Al-Nassr ndaj Al-Qadisiyah.

Gjatë këtij sezoni, Ronaldo ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 3 asistime në të gjitha garat me Al-Nassr.

39-vjeçari ka edhe një synim tjetër, për të arritur 1000 gola në karrierën e tij. Momentalisht, Ronaldo ka 911 gola të shënuar.

The post Cristiano Ronaldo thyen një tjetër rekord appeared first on KosovaNews.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *