March 16, 2025
468425357_1101495811357325_6253986971624477325_n.jpg


Kordinatori rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu ka bërë me dije se asgjë nuk do të ndal revoltën qytetare në mosbindje civile deri në largimin e qeverisë socialiste dhe vendosjen e një qeverie teknike.

Pas 3 orësh protestë masive ne Tiranë me bllokim të 5 pikave kryesore, rrethrrotullimi Zogu i Zi, pallati me Shigjeta, sheshi Willson, rruga e Elbasanit, Bashkia, Balliu ka rreaguar për arrestimet dhe shoqërimet e protestuesve.

Sipas Balliut, arrestimet e qytetarëve janë një akt kriminal nga një qeveri mjerane.

Klevis Balliu:

Asgjë nuk do ta ndalë revoltën qytetare!

Arrestimet e qytetarëve janë një akt kriminal nga një qeveri mjerane.

Policia të merret me bandat kriminale që sundojnë vëndin mbjellin vuajtjet ne cdo shtëpi Shqiptare.

Kriminelët dhe jo qytetarët.

Të merren me sigurinë e shkollave për qytetarët jo te thellojnë vuajtjet e tyre.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *