November 24, 2024
asdfgh-1920x1232-1.webp.webp


Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë që po mbahet në Halifax, Kanada, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci dhe presidentja Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Bob Bauer.

Gjatë takimit, siç ka njoftuar Maqedonci, ata diskutuan mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO.

Ministri Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, theksoi përkushtimin e Kosovës drejt anëtarësimit të merituar në këtë organizatë:

“Rikonfirmuam orientimin e angazhimin tonë të vazhdueshëm drejtë anëtarësimit tonë të merituar në NATO, e cila përveçse është kërkesë e jona, është edhe e domosdoshme për të garantuar paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Maqedonci.

Ai po ashtu nënvizoi rëndësinë strategjike të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e cilësuar atë si një hap të domosdoshëm për stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *