Postuar: Nëntor 23, 2024 | 19:41
Ermir Rashica ka qenë protagonist absolut i barazimit të sotëm mes Skënderbeut dhe Dinamos, teksa dha asist dhe shënoi për rezultatin 2-2 të ndeshjes, duke qenë një rrezik i vazhdueshëm për prapavijën e bluve.
“Mendoj se ndeshja filloi shumë mirë për ne. Kishim disa ngërçe në fushë ku dhe pësuam golat, po ky është futbolli.
Jemi të gjithë të rëndësishëm në sulm sepse secili ka kualitetet e tij të larta. Me pak besim dhe besoj do funksionojë sulmi shumë mirë. Nikaj më mungon”, tha Rashica për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL