November 23, 2024
Messenger_creation_FAA144E9-F194-4B94-B707-2AB2254DF0EE-1536x1152-1.jpeg


Viktima e fatkeqësisë së komunikacionit që mbrëmë ka ndodhur në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., publikoi sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor

 

Për fatkeqësinë denoncimi ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “seat altea” me targa të Shkupit., të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore.

MPB-ja nuk kumtoi për shkaqet e fatkeqësisë së komunikacionit.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB – Shkup”, thuhet në kumtesë.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *