November 23, 2024
Snapdragon-8-Elite-cover.jpg


Qualcomm Snapdragon 8 Elite është padyshim një çip me potencial të madh, por mbase një prej përfitimeve më të mëdha prej tij për telefonët e ardhshëm Android mund të jetë jetëgjatësia e baterisë dhe jo performanca.

Ditën e Marte debutoi Asus ROG Phone 9 dhe vjen pikërisht me këtë çip. Sa i përket performancës nuk ka surpriza. Ky çip është një fuqi më vete por ajo që nuk pritej ishte impakti që ka mbi jetëgjatësinë e baterisë.

Në një video YouTuberi Dave2D diskuton gjetjet e tij lidhur me Snapdragon 8 Elite që gjendet në Asus ROG Phone 9 dhe OnePlus 13. Të dy pajisjet kanë bateri më të mëdha sesa gjeneratat e kaluara prej 5,800 mAh dhe 6,000 mAh respektivisht.

Por rritja e jetëgjatësisë së baterisë është më e lartë sesa shtimi i kapacitetit të tyre. Bateria e Asus ROG Phone 9 është vetëm 5.4 përqind më e madhe por ka jetëgjatësi 30 përqind më të lartë sesa gjenerata e kaluar.

Në OnePlus 13, bateria është 11 përqind më e madhe por jetëgjatësia 42 përqind krahasuar me OnePlus 12.

Kur e prezantoi çipin, Qualcomm pretendonte për 27 përqind më shumë jetëgjatësi baterie me Snapdragon 8 Elite. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *