November 23, 2024
presidente-e-maqedonise-pa-e-veriut-gordana-siljanovska-davkova-betohet-ne-kuvend_6640f068a4c66-5.jp_.jpeg


Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive”.

“Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *