Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski tha sot në hapjen e panairit të tretë ndërkombëtar të verërave në Beograd se ky manifestim është dëshmi e bashkëpunimit, vizionit dhe përkushtimit të vendeve të Ballkanit të Hapur për përmirësimin e lidhjeve ekonomike, shkëmbimet kulturore dhe promovimin e turizmit.
“Vera është shumë më tepër se një produkt. Është simbol i historisë, i vendit tonë, një lidhje mes njerëzve që ndajnë mirëkuptim dhe miqësi”, tha Mickoski.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut ka më shumë se 28,000 hektarë vreshta dhe prodhon rreth 100 milionë litra verë në vit, nga të cilat pothuajse 70 për qind eksportohet. (Klanm)