November 23, 2024
bini.webp.webp


 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, priti sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

“Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev”, njofton zyra për informim e kryeministrit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *