November 23, 2024


Mbrëmjen e djeshme është transmetuar episodi i dytë e emisionit të Arbana Osmanit në “YouTube”.

Në “Mirëmbrëma yje” këtë episod kanë qenë të ftuar Olta Gixhari dhe Arian Çani, ku sigurisht e kanë uruar moderatoren për këtë projekt, ndërsa Çani shton se ky emision i Arbanës pritet të jetë shumë i shikuar.

“Emisioni jot pritet të jetë shumë i shikuar, kështu kam dëgjuar. Është hapur llafi me një shpejtësi të paparë, edhe për stafin që ke zgjedhur“, u shpreh Çani, ndërsa menjëherë Arbana nuk nguroi të tregojë se në këtë emision është e lirë të bëjë çfarë dëshiron ajo dhe të ftuarit po ashtu, duke treguar kështu se çdo gjë në emisionin e saj është ‘pa filtra’, ndryshe nga televizioni.

Arbana: Një nga gjërat që më pëlqen më tepër në këtë eksperiencë është që jam e lirë të bëj çdo gjë dhe të ftuarit janë të lirë të bëjnë ç’të duan.

Ariani: Çfarë të duan jo, mos e ekzagjero tani…

Arbana: Çfarë të duash ti, ça do të bësh? Do të zhvishesh? Zhvishu…

Ariani: Për t’u zhveshur jo se nuk është tipi im, po të ngrihem të iki?

Arbana: Ik mo, mirupafshim…



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *