November 23, 2024
Kuvendi-komunal.png


Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në seancën e Kuvendit Komunal të premten.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk ishte prezent në seancën e jashtëzakonshme për buxhet, të cilin e thirri vetë.

Opozita disa herë kërkoi të di pse kryetari nuk ishte prezent.

Në këtë mënyrë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kundërshtuan të qëndrojnë në sallë për ta votuar buxhetin, “kur në seancën e jashtëzakonshme mungon kryetari, i cili vetë e ka thirr seancën”.

Pas asamblistët e VV-së dhe PDK-së lëshuan sallën, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme u pamundësua shkaku i mungesës së kuorumit



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *