November 23, 2024
14fdf990-a2d4-11ef-bbff-aa3781a5.jpg


Ditën e Enjte Bashkimi Europian publikoi draftin e parë të Kodit të Praktikës për modelet e përgjithshme AI (GPAI). Dokumenti i cili nuk do të përfundohet deri në Maj, shtron udhëzime për menaxhimin e rreziqeve duke ju dhënë kompanive një manual që të ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me ligjet dhe si rezultat të shmangin penalitetet e rënda.

Akti AI i Bashkimi Europian hyri në fuqi më 1 Gusht, megjithatë nuk rregullonte GPAI. Drafti i fundit është përpjekja e parë për të qartësuar atë çfarë pritet nga modelet më të avancuara.

GPAI janë ato modele që trajnohen me fuqi kompjuterike 10²⁵ FLOPs. Kompanitë që pritet ti nënshtrohen udhëzimeve të reja Europiane janë OpenAI, Google, Meta, Anthropic dhe Mistral. Por lista mund të zgjerohet.

Dokumenti adreson disa hapësira të GPAI si transparenca, të drejtat e autorit, vlerësim i rrezikut dhe adresim i rreziqeve teknike dhe qeverisëse. Veçanërisht vihet theksi tek transparenca në zhvillimet AI duke kërkuar që kompanitë në këtë fushë të ofrojnë informacione për gërmuesit e uebit që përdorin për trajnimin e modeleve të tyre.

Ky është parë me shqetësim nga krijuesit dhe mbajtësit e të drejtave të autorit. Në lidhje me vlerësimin e rreziqeve, dokumenti kërkon implementimin e masave që AI të mos dalë jashtë kontrolli.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *