November 21, 2024
Screenshot_1-24-696x403-1.png


Trajnimi, në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Tokësore dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), synon jo vetëm forcimin e lidhjeve mes dy institucioneve, por edhe standardizimin e Procedurave Standarde të Veprimit, përmirësimin e procedurave të evakuimit dhe trajtimit të pacientëve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndau pamje nga ky trajnim, teksa theksoi se, ky bashkëpunim i rëndësishëm shërben si një hap i madh drejt rritjes së kapaciteteve për vlerësimin NATO MEDEVAL dhe përmirësimit të ndërsjellë profesional.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të ndërveprueshmërisë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në strukturat tona ushtarake”, nënvizoi Vengu në një postim në rrjetet sociale.

 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *