Postuar: Nëntor 21, 2024 | 11:06
Trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin, nuk është aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht fitores. Në daljen e tij para mediave, italiani kritikoi lojtarët për egoizmin e tepruar.“Goli i pësuar herët apo më vonë mund të merret. Ajo që mungoi ishte sjella e gabuar e skuadrës si në pjesën e parë dhe të dytën. Mendoj se skuadra nuk ka bërë mirë dhe nuk jam i kënaqur nga paraqitja në fushë. Të gjithë punojmë që të vijë fitorja në kampionat, që ka disa kohë që nuk po vjen. Në ndeshjen e sotme (djeshme) duhet të fitonim, erdhi, por jo në lartësinë e duhur. Duhet të bënim gjërat më ndryshe, kemi bërë gabime. Kemi lënë hapësira shumë. Një sjellje e gabuar që ua thashë edhe djemve, qetësisht, sepse nuk jam i kënaqur me fitoren. E them këtë, sepse nuk mjafton vetëm të fitosh, por edhe paraqitja, për t’u përgatitur për garën e ardhshme. Ishte një test i rëndësishëm kundër një skuadre që ka luajtur mirë dhe fort. Ne ishim të gjithë nga pak egoistë, duke mos pasuar, dribluar dhe dëshiruar të bëjnë gol. Kjo nuk është e mirë, duke e ditur edhe garën e rëndësishme që kemi në kampionat”, përfundoi Roberto Bordin.
PANORAMASPORT.AL