Nëse të gjitha partitë politike do ta përkrahnin propozimin e vitit të kaluar të PLD-së për vendosjen e një mundësie ligjore për të tërhequr një kryetar komune, gjegjësisht shpalljen e referendumit, i cili do ta largonte kryetaren Danella Arsovska, kolapsi i sotëm i transportit publik dhe niveli i lartë i ndotjes së ajrit, të cilin Shkupi zë vendin e parë në Evropë për nga ndotja, nuk do të kishin ndodhur, thonë nga PLD.
“Sjellja e kryetares Arsovska në vend të një “nëne të qytetit” të vërtetë duket si sjellje e një fëmije të llastuar.
Ndryshimet e përditshme të drejtorëve të ndërmarrjeve publike, kaosi në funksionimin e shërbimeve të qytetit, kushtet josanitare në qytet, neglizhenca e Kopshtit Zoologjik, ajri i ndotur janë vetëm disa nga arsyet pse Danella Arsovska duhet të japë dorëheqjen sa më parë dhe tejkaluar këtë agoni që i ka shkaktuar Shkupit.
Krahas rrëmujës së përgjithshme që mbretëron në qytet vitet e fundit, rënia e transportit publik dhe ngrirja e qytetarëve në stacionet e autobusëve mëngjesin e sotëm janë argumente shtesë se propozimi i PLD-së për tërheqjen e kryetarëve të komunave duhet të mbështetet në Kuvend një procedurë urgjente”, thonë nga PLD.
Vetëm me largimin e Arsovskës nga posti i kryetares së komunës, thonë nga atje, do të ketë mundësi të përvesh mëngët dhe me punë të palodhur, të kontrollohen dëmet e shkaktuara nga ky mandat dhe të vendosen gjërat në drejtimin e duhur. Përndryshe, jo vetëm që do të vazhdojë, por agonia e Shkupit do të bëhet çdo ditë e më e madhe.