June 8, 2025
e3a96394-3f05-4de1-b93c-71de41401662.webp.webp


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ndihmës-administratoren e Byrosë për Evropë dhe Euroazi të USAID-it, Erin McKee. Osmani ka thënë se misioni i USAID-it ka qenë i rëndësishëm gjatë këtij çerekshekulli “në fuqizimin e të rinjve, grave, investimin dhe ndërtimin e institucioneve që mbështesin drejtësinë, barazinë dhe mundësitë për të gjithë”. 

“Trashëgimia transformuese e USAID-it është e dukshme në çdo cep të Kosovës, nga forcimi i institucioneve deri te rritja e qëndrueshme ekonomike dhe avancimi i parimeve demokratike”, tha Osmani, ka njoftuar Presidenca.

Osmani ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e USAID-it, përfshirë investime prej mbi 1 miliard dollarësh në fusha të ndryshme në Kosovë. Është shënuar 25-vjetori i bashkëpunimit mes USAID-it dhe Kosovës. 

“Presidentja Osmani theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të  mbështetjes së projekteve në fushën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe projektet për fuqizimin ekonomik të grave, duke rikonfirmuar përkushtimin e Presidencës për t`i mbështetur këto projekte në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *