Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e katër stadiumeve në qytetet Ferizaj, Pejë, Prizren dhe Vushtrri. Sipas njoftimit të publikuar në platformën e-prokurim, vlera e përgjithshme e parashikuar për realizimin e këtyre projekteve është 56 milionë euro.
Tenderi është i ndarë në katër llote, ku për secilin llot janë përcaktuar vlerat e mëposhtme:
Ferizaj: 19,000,000 euro
Pejë: 19,000,000 euro
Prizren: 13,000,000 euro
Vushtrri: 5,000,000 euro
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 31 dhjetor 2024.
Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në këto qytete dhe të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe kombëtar.