Mblidhet Kryesia e partisë së Lirisë, në të cilën u morën vendime të rëndësishme dhe u diskutua për letrën e dërguar nga qelia e kryetarit të saj, Ilir Meta, i arrestuar prej 21 Tetorit për dosjet e lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, teksa gjendet në masën “arrest me burg” nga GJKKO, me kërkesë të SPAK.
Meta në letrën e tij i ka kërkuar partisë dhe anëtarëve të saj që të mobilizohen.
“Organizoni protesta periodike paqësore kundër SPAK, denonconi aferat korruptive që SPAK po i amniston. Çmontoni këtë organizatë që i shërben narkoregjimit”, shkruhet ndër të tjera në letrën e tij, që e lexoi sot (20 Nëntor) në mbledhjen e Kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi…