
Marshimi i Bitcoin drejt 100 mijë dollarëve vijoi ditën e Enjte ndërsa investitorët shpresojnë se një qëndrim më miqësor i administratës së re Amerikane do të hapë një epokë lulëzimi për kriptoasetet.
Çmimi i Bitcoin u ngjit në 97,836 dollarë sipas CoinGecko ndërsa aktualisht tregtohet me 96,990 dollarë.
Vlera e kriptomonedhës është dyfishuar këtë vit dhe vetëm në 2 javë është rritur me 40 përqind që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale Amerikane. Disa ligjvënës pro-kripto gjithashtu u zgjodhën për kongresin Amerikan.
Edhe pse është në një territor të mbiblerjes, çdo ditë e më shumë po i afrohet 100 mijë dollarëve.
Trump përqafoi kriptoasetet gjatë fushatës së tij presidenciale duke premtuar që ta bëjë SHBA-në kryeqytetin kripto të botës. Më shumë se 4 miliardë dollarë kanë hyrë në industri përmes ETF-ve.
Asetet e lidhura me bitcoin janë rritur ku përmenden operuesi i minierave Mara Holdings apo MicroStrategy, një kompani softueri që po blen bitcoin.
/PCWorld Albanian