Autoriteti rregullator Britanik ka aprovuar investimin 2 miliardë dollarësh në Anthropic raportoi Bloomberg. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka arritur në përfundimin se kompania nuk ka influencë mbi startupin Anthropic edhe pas investimit.
Hetimi është mbyllur dhe autoriteti beson se investimi nuk kualifikohet për një hetim të thelluar.
Investimi i Google në Anthropic i jep kompanisë aksione pa votim dhe të drejta konsultimi për çështje të rëndësishme biznesi. Anthropic është më i njohur për krijimin e asistentit Claude AI, i cili është në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Google Gemini.
Në fillim të këtij viti, CMA shprehu shqetësimin në lidhje me “rrjetin e ndërlidhur” të partneriteteve dhe investimeve në botën që po përparon me shpejtësi të AI.
CMA lejoi një investim t ngjashëm të Amazon në Anthropic prej 4 miliardë dollarësh të cilët nuk e hetoi. Ndërkaq investimi i Microsoft në OpenAI është ende nën hetim. /PCWorld Albanian