June 29, 2025
Capture-84.png


Policia ka konfirmuar se autori 14-vjeçari Mario Perlleshaj ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor. Sipas policisë të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali.

Sipas policisë ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital. 14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit. Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës. Por sipas policisë ato nuk mund të përdoren, janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *