November 21, 2024
1111REDAKT.Me-shume-gjelberim-dhe-kabinete-moderneE.jpg


Kompania “Slice”, sipas përfaqësuesit Butrint Sela, deri tani ka realizuar projekte në këtë shkollë edhe atë duke furnizuar disa kabinete me kompjuterë të ri, por edhe në rregullimin e oborrit të shkollës. Tani me këtë projekt do të përkrahim edhe disa institucione të tjera, por edhe grupe dhe individë

Vjollca SADIKU

Dibër, 20 nëntor – Tanimë disa vite, disa nga kompanitë që veprojnë në Dibër dhe rrethinë japin një kontribut shumë të madh në përkrahjen e projekteve të institucioneve. Mes kompanive shembullore është edhe kompania “Slice”, e cila në kontinuitet ka përkrahur projekte të shkollave, por edhe disa institucioneve të tjera. Deri tani, kjo kompani ka realizuar shumë aktivitete humanitare, por edhe aktivitete që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në shkollat, mbjelljen e druve dekorativ, por edhe aksione ekologjike të rëndësishme për komunën dhe rajonin. Një aktivitet i tillë këto ditë po realizohet nga ana e kësaj kompanie në bashkëpunim me shkollën fillore “Penestia”, e cila është shkolla fillore më e madhe në komunë.

Drejtori i shkollës fillore komunale “Penestia”, Ajet Mullarexha për gazetën KOHA tha se disa herë deri tani, kompania “Slice” ndihmon këtë institucion arsimor me projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në sferën e mësimit, por edhe në krijimin e kushteve më të mira në sferën e ekologjisë dhe gjelbërimit.

“Këto ditë, nga kompania dibrane e cila është themeluar nga mërgimtari dibran në SHBA, Ilir Sela, në oborrin e shkollës fillore u mbollën 50 pisha, dhe në mbjelljen e tyre morën pjesë nxënës, arsimtarë si dhe udhëheqës të kompanisë ‘Slica’. Kjo drejtpërdrejt ndikon në rritjen e vetëdijes tek nxënësit për mbrojtjen e gjelbërimit dhe mjedisit jetësor në përgjithësi. Po ashtu janë kompletuar dy kabinete për nevojat e shkollës. Janë kabineti i Fizikës, si dhe një kabinet special shëndetësor për klasat e ulëta”, tregon drejtori Mullarexha. Në lidhje me këto donacione biseduam edhe me menaxherin kryesor të kompanisë “Slice” në Dibër, Butrint Sela. Ai thotë se janë projekte të kompanisë për të ndihmuar realizimin e projekteve për nevojat të institucioneve. Kompania, sipas tij, deri tani ka realizuar projekte në këtë shkollë edhe atë duke furnizuar disa kabinete me kompjuterë të ri, por edhe në rregullimin e oborrit të shkollës. Tani me këtë projekt do të përkrahim edhe disa institucione të tjera, por edhe grupe dhe individë.

“Kompania e jonë është efikase, por realizon edhe shumë projekte humanitare”, thotë Sela. Përfaqësuesit e kompanisë dhe shkollës “Penestia” kanë vlerësuar se donacionet janë shumë efikase edhe në rritjen e ndërgjegjësimit dhe ruajtjen e pastërtisë, por edhe rritjen e dashurisë për të kultivuar pemët. Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kanë thanë të dyja palët.

Kur jemi tek donacionet, por edhe projektet humanitare, në shkollën në fjalë, por edhe në shkollat të tjera të qytetit, deri tani me donacione është vendosur një ashensor për nxënësit me nevoja të veçanta, janë kompletuar shumë kabinete me teknikë të përsosur, por janë realizuar edhe aktivitete të përbashkëta të nxënësve duke marrë pjesë në aksione ekologjike duke pastruar bregun e Liqenit të Dibrës nga mbeturinat plastike, duke pastruar nga mbeturinat rrugën rekreative që nga qyteti të çon drejt liqenit, si dhe pastrimin e shumë deponive të egra. (koha.mk)



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *