June 8, 2025
Capture-256-720x450-1.jpg


Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin Petovë- Libofshë, ndërsa një person raportohet të ketë mbetur i plagosur rëndë.

Një automjet tip” Toyota” është përplasur me një motor. Si pasojë, drejtuesi i motomjetit ka pësuar dëmtime të rënda.

I plagosuri është transportuar drejt spitalin rajonal në Fier, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në fshatin Petovë, Fier, shtetasi M. P., 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet me drejtues shtetasin Z. Xh, rreth 64 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi Z. Xh., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *