
Avokati i Popullit në kuadër të projektit “Rritja e rolit të Avokatit të popullit në drejtësinë ekologjike”, i financuar nga Ministria norvegjeze e Punëve të Jashtme, i cili zbatohet në bashkëpunim me Programin për zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP dhe Zyra e Komisarit të lartë për të drejta të njeriut të KB-së në Shkup, sot dhe nesër në Shkup, organizon konferencë ndërkombëtare me temë “Avokatët e popullit dhe Institucionet kombëtare për të drejta të njeriut dhe mjedis jetësor”.
Konferencën do ta hapin Avokati i popullit, Naser Ziberi, zëvendëskryeministri dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, Armen Gregorian.
Sipas axhendës, sot në panel diskutiumin me temë “Duke e shikuar kontekstin global – Drejtësia ekologjike” fjalime të veta do të kenë Tatjana Temellkovska, këshilltare kryesoe në zyrën e Komisarit të lartë për të drejta të njeriut të Kombeve të Bashkuara-zyra Shkup dhe Shon O’Konel, ekspert global për drejtësi ekologjike, Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Për perspektivat kombëtare dhe drejtësinë ekologjike, është parashikuar që fjalime të kenë zëvendës-avokatja e popullit, Liljana Ilievska, gjyqtari i Gjykatës Supreme, Xhemali Saiti, drejtoresha e Agjencisë për Qasje të Lirë në Informata, Plamenka Bojçeva dhe Maja Markoska nga OJQ “Arhus centar” Shkup.
Në Konferencë do të flasin edhe Avokati i popullit i Republikës së Sllovakisë, Robert Dobrovodski, Avokati i popullit për mbrojtjen e mjedisit të Republikës së Turqisë, Jahja Akman, si dhe zëvendës-ombudsmanet e Republikës së Sllovenisë, Diana Mozhina Zhupanac dhe Republikës së Kroacisë, Diana Kesonja.
Nesër, në ditën e dytë të Konferencës, do të diskutohen tendencat rajonale dhe zhvillimi i drejtësisë mjedisore në Evropë, roli i Rrjetit evropian të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut (NHRI) dhe e drejta për jetë në një mjedis të shëndetshëm, përmes prezantimin e rasteve specifike.