
Sot në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier, në mesditë u mbajt seanca paraprake në çështje Prokuroria Fier kundër Flori Muka dhe Klajdi Muka dy kushërinj të parë, ndaj viktimës Grei Bihuci, përfaqësues i tij Erlis Nakollari.
Prokurori i çështjes Petrit Vukaj paraqiti akuzën “vrasje me paramendim në bashkëpunim” neni 78/1, ndërsa avokati Erlis Nakollari kërkoi ricilësim të veprës sipas nenit 79. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm të akuzuarit dhe avokati i tyre Ervis Goxhaj i cili kërkoi lehtësim të dënimit. Familjarët e viktimës dhe te akuzuarve kërkuan marrjen në hetim edhe të personave të paidentifikuar ende nga hetimi, persona në konflikt dhe te pranishëm me veprime te dhunshme ndaj të akuzuarve.
Konflikti mes adoleshenteve nisi më herët për një thikë të blerë online, në rrethin e tyre të njohur, dhe paraditen e 11 marsit 2024, 8 muaj më parë, sherri mes grupit të të rinjve i mori jetën Grei Bihucit, 20-vjecarit nxënës shkolle te ‘Petro Sota’ dhe kamarier në një lokal në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë nisi si një sqarim me konflikt nën urën në bulevardin e qytetit në një sherr mes adoleshentësh ku viktima hyri për t’i ndarë.
Gjyqtari i seancës së sotme Genci Busho, në këtë seancë paraprake kërkoi zgjerim të hetimeve dhe la si ditë për seancën tjetër paraprake datën 27.