November 21, 2024
bitcoin-price-news-latest-2022.jpg


Bitcoin u rrit mbi 94 mijë dollarë ndërsa një raport se kompania e rrjetit social të Donald Trump u tha se ishte në bisedime për të blerë firmën e tregtimit të kriptoaseteteve Bakkt, shtoi shpresat për një regjim më miqësor ndaj aseteve nga administrata e ardhshme.

Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë dhe më popullore, ka dyfishuar vlerën e saj këtë vit. Mëngjesin e së Mërkures në tregjet Aziatike këmbehej me 94,102 dollarë pasi kishte prekur nivelin 94,078 dollarë mbrëmjen e kaluar.

Financial Times, duke cituar dy burime të afërt ma çështjen, tha se Trump Media & Technology Group, që operon rrjetin social Truth Social, ishte në bisedime për të blerë Bakkt.

Kriptomonedhat kanë shpërthyer në popullaritet që prej zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 Nëntor ku Trump triumfoi. Premtimi i tij për të mbështetur asetet dixhitale dhe ndjekur një politikë rregulluese më të favorshme ka shtuar optimizmin në industri.

Ky optimizëm dërgoi vlerën e përgjithshme të kriptomonedhave në mbi 3 trilionë dollarë sipas CoinGecko. /PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *